Durrësi pushtohet nga plehrat, qyteti i ngjan një vendgrumbullimi mbetjesh

Rrugët në zonat periferike të qytetit të Durrësit vazhdojnë ti ngjajnë një lanfilli plehrash.

Ndonëse qytetarët e Durrësit paguajnë çdo vit plotë 10 milionë euro për largimin e pastrimit të mbetjeve urbane, këto para duket se digjen ne "incenerator", pasi lagjet periferike te qytetit janë mbytur nga plehrat.

Prej disa javësh  qyteti i Durrësit ndodhet në situatë emergjente sa i takon plehrave të cilat nuk grumbullohen prej ditësh.

Koshat në rrugët e Durrësit  janë tejmbushur dhe nuk janë pastruar prej kohësh.

Situata më kritike është në zonat periferike të qytetit si Xhafzotaj ,Fllakë, Shenavlash dhe Sukth

Durrësi u përball me të njëjtën situatë edhe një vit më parë, por atëherë mori zgjedhje . Ndërkohë taksa e pastrimit këtë vit është pesfishuar për banoret por nuk marrin shërbimin për atë që  paguajnë.