Shira me rrebesh në Vlorë, stuhia shkakton ndërprerje të energjisë elektrike

Në Vlorë, vazhdojnë të jenë prezent problemet me shkëputjen e energjisë elektrike në disa lagje të qytetit, njofton gazetari Gentjan Këllçiu.  Në lagjet “24 Maji”, “1 Maji” dhe përgjatë rrugës Transballkanike, ka pasur defekt si rrjedhojë e motit të përkeqësuar, nënstacioni i energjisë elektrike të tensionit të lartë në Zvërnec, që ka lënë disa lagje pa drita.

Gjithashtu nga Emergjencat Civile është raportuar vërshimi i një përroi në Dhërmi, i cili ka përmbytur disa toka pranë.

Nuk ka dëme në banesa, por vetëm përmbytje në disa toka jobujqësore.