VIDEO/ Ngjarje e turpshme, lojtaret e së njëjtës skuadër rrihen me njëra-tjetrën

Një episod në kufijtë e ta pabesueshmes ndodhi pas ndeshjes Serbi – Mali (81-66), në Botërorin e Basketbollit për femra që po zhvillohet në Australi.

Në momentin që një pjesëtare e përfaqësueses së Serbisë po bëhej gati për intervistë pas takimit, mes lojtareve të Malit nis një përplasje e dhunshme fizike, që nuk lejoi zhvillimin normal të intervistës.

Një ngjarje e turpshme dhe e pazakonte në nivele të tilla, çka tregon amatorizmin në përfaqësuesen afrikane.