Së shpejti prindër? Fjoralba Ponari tregon çfarë e shtyu drejt këtij hapi të rëndësishëm

Fjoralba Ponari dhe partneri i saj janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun.

Ndonëse e ruajnë me fanatizëm marrëdhënien e tyre, moderatorja nuk ka hezituar shpeshherë ta shfaq në rrjetet e saj sociale.

Dyshja prej kohësh bashkëjetojnë dhe kanë një raport të konsoliduar me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar edhe diskutimet mbi martesën.

Teksa Fjoralba është shprehur se kjo është në planet e tyre të afërta, mesa duket çifti po mendon të hedh hapa më të mëdhenj në marrëdhenien e tyre.

Një foto e Ponarit në Instastory së fundmi ka ngjallur dyshime se dyshja po mendojnë të bëhen prindër së shpejti.

Teksa partneri i saj mban një fëmije në krah, Fjoralba krahas imazhit shkruan:

“Foto si kjo mund të bëhen shkak vendimesh të rëndësishme.”

Pak javë më parë, ajo ka zhvilluar një intervistë vrituale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka zbuluar detaje rreth jetës së saj. Mes të tjerash një ndjekës e ka pyetur Fjoralbën nëse ka plane për fëmijë.

Teksa e ka ripostuar pyetjen moderatorja është përgjigjur duke shkruar se e dashuron si ide, por jo për shumë kohë. Kjo pasi “shëndeti i saj mendor” dhe anagzhimet i thonë “Jo.”

“E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo!”– shkruante Fjoralba.