Berisha: Fitore historike e Koalicionit të Djathtë, miqve tanë në Itali

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përshëndeti me një mesazh, fitoren e të djathtës në Itali.

Berisha tha se fitoi koalicioni i miqve të PD-së.

“Fitore historike e Koalicionit të Djathtë, miqve tanë në Itali. Një urim të përzemërt për suksesin historik, fitorën e shkëlqyer të udhëheqësve të koalicionit fitimtar Giorgia Meloni, Silvio Berluskoni, Matteo Salvini,” shkruan Berisha.

Kujtojmë se Meloni ishte e pranishme në Kuvendin Kombëtar të demokratëve me një video-mesazh.