Kosova përfundon në vendin e tretë në European Esports Championship në lojën Dota 2

Kosova ka korrur një sukses të lartë duke përfunduar në vendin e tretë në European Esports Championship 2022 në lojën Dota 2

“Kosova arriti edhe një sukses duke përfunduar e treta në 2022 European Esports Championship në lojën DotA 2”, thuhet në njoftimin e Federatës Esports Kosova.

“Ne i urojmë suksese ekipës së DotA 2 në turnirin e ardhshëm në “IESF WORLD ESPORTS CHAMPIONSHIPS” i cili do të mbahet gjatë dhjetorit të këtij viti, në Bali”.