Bilanci i COVID/ 23 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 raste të reja me koronavirus nga 389 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 6 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga koronavirusi 55 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 594 raste aktive me COVID.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 10 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Mat, nga 1 qytetarë në Lushnje, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë.
Statistika (25 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 389
Testime totale 1,978,622
Raste pozitive 330,830
Raste të shëruara 326,647
Raste Aktive 594
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 284
Elbasan 67
Fier 55
Shkodër 53
Vlorë 32
Durrës 31
Lezhë 19
Dibër 21
Korçë 11
Berat 10
Gjirokastër 11
Kukës 0