Gafa e trajnerit të Portugalisë, harroi që kishte lojtarin në stol

Portugalia fitoi 0-4 në transfertë ndaj Çekisë mbrëmjen e djeshme.

Por, një situatë aspak e zakontë i ndodhi trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos.

Ai tha se kishte harruar që e kishte Tiago Djalon në stolin e rezervave dhe se do e kishte futur në lojë.

“Kam harruar se kisha Tiago Djalo në pankinë, më vjen keq për të. Djalo duhet të hynte në lojë, kam besim të plotë tek ai”, shpjegoi trajneri portugez.

Tiago Djalo është ende në pritje të debutimit në kombëtare. Një tjetër mundësi për të është të martën.