Moti i keq në Kampania, në Ischia zgjedhin kanoen për të votuar

Italia sot po mban zgjedhjet parlamentare, qytetarët po hasin vështirësi në votime pasi janë inplementuar disa rregulla të reja që ndalojnë deformimin e votës.

Po përtej kësaj ajo që ra në sy më shumë ishte një skenë që nuk na bie rasti ta shohim shpesh.

Qytetarët në ishullin e Ischia u drejtuan në qendrat e votimin nëpërmjet kanos pas përmbytjeve që solli shiu i rënë mbrëmjen e kaluar.

Postimi i bërë nga një qytetar ku u shpreh se nuk do ta çojë dëm të drejtën e tij kushtetuese për të zgjedhur bëri xhiron e botës.