Gazetari: Çfarë kërkon gruaja e Ramës në sallën e OKB-së?

Gazetari Hysni Gurra ka publikuar një foto të gruas së Edi Ramës, Lindra Rama në krah të Olta Xhaçkës, në sallën e mbledhjeve të OKB-së.

Gurra shkruan, se çfarë kërkon gruaja e kryeministrit në OKB dhe kush ja paguar asaj biletën që të bredhë nëpër Ju Jork?

‘Ministrja e Punëve Botnore të Shqipërisë dhe… kjo tjetra, e shoqja e kryeministrit.

Çdo e shoqja e kryeministrit të Shqipërisë në OKB? Po ulur ngjitur me ministren?

Kush ia ka paguar biletën për të bredh në Nju Jork këtyre familjarisht?

Ne e dimë që jemi republikë parlamentare dhe e shoqja e kryeministrit, përveçse e shoqja e tij nuk ka asnjë funksion tjetër në republikë!

A mos vallë jemi mbretëri ne, dhe kur lëviz mbreti lëviz me gjithë shpurën e tij nëpër dynja???’, shkruan Hysni Gurra në Facebook.