", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/September/25/auto_Vladimir_Bilcika1664100909.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Raportuesi i PE-së: Goditje e madhe për anëtarësimin e Ballkanit në BE

Marrëveshja Rusi-Serbi ka sjellë reagime të ashpra në politikën evropiane. Deri më tani ka reaguar raportuesit e disa vendeve në Bashkimin Europian.

Mes tyre ka reagua edhe Eurodeputeti Vladimir Bilcik, i cili është edhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian.

Me një shënim në Tëitter, Bilcik, shkruan se kjo marrëveshje është një goditje e madhe e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

‘Si një mbështetës i zjarrtë i çdo hapi drejt një Serbie evropiane, unë e shoh lajmin e marrëveshjes për konsultimeve të planifikuara ndërmjet Serbisë dhe Rusisë një goditje të madhe për procesin e anëtarësimit në Ballkanin Perëndimor. 

Le të jemi të qartë: Rusia po mobilizohet për të sulmuar shtetin kandidat për në BE, Ukrainën, Rusia po sulmon zgjerimin e BE-së!’, shkruan në Twitter, eurodeputeti Vladimir Bilcik, raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian.