VIDEO/ Policia 'rrethon' Vlorën, në shënjestër personat në kërkim dhe lëndët narkotike

Policia ka ushtruar kontrolle të shumta mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se kontrollet po bëhen në hyrjet dhe daljet e qytetitë.

Në shënjestër të uniformave blu janë makinat me xhamat e zinj për të bërë të mundur kapjen e personave në kërkim apo atyre që lëvizin me armë zjarri në makinë.

Gjithashtu mësohet se po punohet për kapjen e personave që lëvizin me lëndë narkotike.

Aksioni i policisë është ende në zhvillim e sipër, ndërsa nuk bëhen të ditura më shumë detaje.