Vërshëllehet himni kombëtar, nis me ritëm ndeshja Izrael-Shqipëri, Broja i afrohet golit

Luhet në Tel Aviv ndeshja Izrael-Shqipëri. 

Episod i shëmtuar ishte vërshëllimi i himnit kombëtar nga tifozët izraelitë në shkallët e stadiumit 'Bloomfield'. 

Djemtë e trajnerit Edi Reja kërkojnë suksesin për të synuar vendin e parë në grupin B3 të Ligës së Kombeve.

Në momentin kur skuadrat zbritën në fushë dhe u ekzekutua himni i kuqezinjve, shumë prej 29 mijë të pranishmëve në stadium krijuan zhurmë duke vërshëllyer.

Një situatë e pakuptueshme kjo edhe pse tifozeria vendase e bëri një gjë të tillë gjatë gjithë 5 minutave të para në çdo prekje të topit nga ana e skuadrës kuqezi. 

Rasti më i mirë për shënim ishte nga sulmuesi kuqezi Armando Broja i cili i rrëmbeu topin një mbrojtësi vendas dhe për pak shënoi në portën e izraelitëve.