VIDEO/ Supergoli i Muriqit nuk mjafton, Kosova mposhtet nga Irlanda e Veriut

Supergoli i Muriqit nuk i mjaftoi Kosovës që të dalë qoftë edhe me një pikë nga transferta në Irlandën e Veriut, pasi vendasit arritën të shënojnë dy herë dhe të përmbysin avantazhin fillestar të “Dardanëve”.

Skuadra e drejtuar nga Allain Giresse bëri një 90-minutësh mjaft të mirë, por kaloi disa minuta përgjumje pas golit të avantazhit, të shënuar nga Muriqi dhe pavarësisht pritjeve të portierit Muric, sërish nxori dy herë topin nga rrjeta dhe doli e mposhtur 2-1.

Kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur, Kosova mban vendin e dytë me 6 pikë dhe ka fatin në duart e saj, pasi një fitore ndaj Qipros e konfirmon në këtë pozicion, ndërsa Irlanda e Veriut mban vendin e tretë me 5 pikë