VIDEO/ Muriqi i papërmbajtshëm, Kosova kalon në avantazh ndaj Irlandës së Veriut
Kombëtarja e Kosovës po zhvillon ndeshjen e pestë dhe të parafundit për këtë edicion në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” po përballen me Irlandën e Veriut në "Windsor Park", ndeshje e vlefshme për Grupin 2 në Ligën C.
Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, por në pjesën e dytë nuk ka vonuar dhe goli i avantazhit nga Dardanët.
Pasi mori një pasim nga Donat Rrudhani, sulmuesi lëshoi një goditje fantastike nga distanca që shkoi në këndin e djathtë të portës.