Hyri në jetën e Robert Berishës duke e ndarë nga Nora Istrefi, modelja i jep fund lidhjes me këngëtarin

Robert Berisha dhe modelja Laureta Maqedonci i kanë dhënë fund romancës së tyre. Dyshimet e para nisën kur u vu re se këngëtari i kishte fshirë të gjitha postimet me modelen.

Ai ka lënë vetëm fotot ku shfaqet vetëm ose me vajzën e tij Renee, apo postimet e koncerteve dhe emisionit. Kurse Laureta nga ana tjetër, është zhdukur nga rrjetet sociale, duke mbyllur adresën e saj të “Instagram”.

“Prej afro një muaji, dukej se raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhej. Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik, vëmendja e shumtë në media që ka bërë që në çift të lindin mosmarrëveshjet e para. Laureta nuk e ka përjetuar mirë pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë, duke iu larguar sa më shumë syrit të publikut”, janë shprehur burimet pranë çiftit.