Ky shtet është opsioni i fundit i rusëve për t'u larguar nga vendi
Shërbimi i hartave të kompanisë ruse të internetit Yandex tregon se radha në anën ruse të pikës kufitare tokësore Lars të Epërm me Gjeorgjinë është të paktën 8 km e gjatë.
Por ka raporte për bllokim trafiku deri në qytetin më të afërt të Vladikavkaz, 30 km larg.
Njerëzit lejohen të kalojnë kufirin ruso-gjeorgjian vetëm me automjete, jo në këmbë.
Shumë inciativa për të kaluar kufirin me biçikleta dhe skuter kanë rezultuar të pasukseshme.
Një shtetas rus që ishte në radhë në makinën e tij për më shumë se 26 orë i tha BBC-së se nuk kishte vend për të ngrënë apo për të shkuar në tualet.
Gjeorgjia është një nga opsionet e fundit të mbetura në rrugë tokësore për rusët pa pasur nevojë për vizë në hyrje.
Kufijtë e Kazakistanit dhe Mongolisë janë gjithashtu të hapur, por Gjeorgjia është më afër Bashkimit Evropian.
Estonia, Letonia dhe Lituania kanë mbyllur të gjitha kufijtë e tyre për shumicën e qytetarëve rusë.
Finlanda tha se kufiri i saj do të mbyllet së shpejti.