VIDEO/ Sapo Kombëtarja shqiptare mbërrin në Izrael, një zjarr i madh shpërthen në Tel Aviv

Një zjarr i madh ka shpërthyer në qendër të Tel Avivit në Izrale, aty ku vetëm disa orë më parë ka mbërritur Kombëtarja shqiptare e futbollit, e cila mbrëmjen e sotme do të luajë kundër Izraelit në “Bloomfield Stadium”.

Nuk dihet ende nëse hoteli ku janë vendosur kuqezinjtë tanë është afër vendit të ngjarjes, por pamjet dramatike dhe dëshmitë nga banorët e zonës flasin edhe për shpërthime.
Rrethanat e shpërthimit të zjarrit janë ende duke u hetuar, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.

Nga disa raporte të dëshmitarëve okularë, mund të shihet një shtëllungë e madhe tymi që ngrihet nga ana jugore e tregut Carmel (Shuk Ha'Carmel).

Gjashtë ekipe zjarrfikëse dhe një vinç po punojnë për shuarjen e zjarrit, duke treguar kujdes maksimal për shkak të pranisë edhe së bombolave të gazit në objektet përreth tregut, përfshirë me instalime të shumëllojmshme elektrike.