Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid zyrtarisht çift, ky është reagimi i Zayn Malik

Pasi u konfirmua se Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë në një romancë, ish-partneri i kësaj të fundit, Zayn Malik, ka bërë reagimin e tij.

Këngëtari i “Pillowtalk” ka hequr nga Instagrami Gigi-n, ndërsa modelja vazhdon ta ndjekë akoma ish-partnerin.

Kantautori 29-vjeçar tani ndjek vetëm 24 persona në llogarinë e tij, rreth gjysma e të cilëve janë llogari fansash kushtuar atij, sipas ELLE.

Një follow në Instgram tregon shumë në ditët e sotme, madje edhe burime pranë Zayn tregojnë se ai nuk i ka pritur fare mirë lajmet e e fundit për nënën e Khai-t.

Gigi ka qenë në qendër të vëmendjes pasi u përfol për një romancë me Leonardo DiCaprio. Megjithëse supermodelja 27 vjeçare, dhe aktori i Titanic, 47 vjeç, ende nuk e kanë konfirmuar publikisht statusin e tyre të marrëdhënies, “Us Weekly” raportoi se burimet pranë tyre kanë konfirmar të gjitha thashethemet.

“Ai mendon se ajo është sigurisht e bukur, por gjithashtu një personazh i mençur dhe i lezetshëm, i cili ka një pamje shumë të kulturuar dhe të arsimuar për jetën,” shton më tej burimi.