VIDEO-SYRI TV/ Ndotja e lumit Drin, flasin ekspertët: Qëllim mbrojtja e mjedisit

Lumi Drin në Lezhë prej vitesh shërben si kanal ujërash të zeza,  ku hidhen mbetje të ndryshme urbane. Specialistë mjedisorë dhe një klub ekologjik kanë ndërmarrë një nismë për pastrimin e tij dhe krijimin e kushteve për mbrojtjen nga ndotja, nëpërmjet barrierave.

Nga SYRI TV

Ndotja alarmante nga mbetjet plastike e krijuar prej vitesh në lumin Drin në Lezhë, ka bërë që specialistë të mjedisit në bashkëpunim me klubin ekologjik të ndërmarrin një nismë për mbrojtjen e tij nga ndotja. Specialisti mjedisor Jak Gjini shprehet se qellim i kësaj nismë është  mbrojtja  e ekosistemit si edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Nga ana tjetër Emirjeta Adhami, përfaqësuese e ruajtjes së mjedisit tregon rëndësinë që ka mbrojtja e lumit me barrierat mbrojtëse.

Vitet e fundit Lumi Drin në Lezhë është kthyer në një kanal ujërash të zeza dhe në landfill  i mbetjeve të ndryshme urbane.