FOTO/ Berisha telekonferencë me Antonio Tajanin dhe Paolo Barellin: Shqiptarët mbështesin ‘Forza Italia’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një telekonferencë me Antonio Tajanin, koordinator kombëtar i ‘Forza Italia’, dhe Paolo Barelli, president i deputetëve të partisë së ‘Forza Italia’.

Gjatë bisedës, Berisha është shprehur se ‘miqësia me Presidentin Berlusconi mbetet ende e fortë. Komuniteti shqiptar do të votojë ‘Forza Italia-n’ për vizionin pro-evropian dhe të moderuar që përfaqëson’.

Komunikatë për shtyp e Forca Italia

ZGJEDHJET: KOMUNITETI ITALO-SHQIPTAR PËRKRAH FORZA ITALIA

Komuniteti shqiptar i Italisë është përkrah Forza Italias sepse konsiderohet një parti e ndjeshme ndaj problemeve sociale, e vëmendshme ndaj minoriteteve, e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave dhe në zbatim të ligjit.

Ky është, në mënyrë të përmbledhur, mesazhi i Sali Berishës, ish-president i Republikës së Shqipërisë, kryeministër dhe lider historik i qendrës së djathtë, për të gjithë ndjekësit e tij që jetojnë në Itali. 

Berisha foli në një telekonferencë me Antonio Tajanin, koordinator kombëtar i Forca Italia, dhe Paolo Barelli, president i deputetëve të partisë. 

Në takim morën pjesë përfaqësuesit kryesorë të komunitetit shqiptar.  Gjatë takimit, Berisha shprehu afërsinë dhe mbështetjen e ti për Forza Italia dhe gjithë koalicionin e qendrës së djathtë, me rastin e kësaj ngjarje të rëndësishme dhe delikate elektorale.

‘Miqësia me Presidentin Berlusconi - tha Berisha - dhe shpërndarja e programeve të Forza Italia janë të vjetra dhe të forta edhe sot e kësaj dite.

Për këtë arsye ftoj - saktësoi ai - komunitetin tonë të madh, ku bëjnë pjesë shumë qytetarë italo-shqiptarë, për të votuar me bindje Forza Italia për vizionin pro-evropian dhe të moderuar që përfaqëson’.

Tajani dhe Barelli falënderuan për ndjeshmërinë e treguar ndaj çështjeve që kanë qenë gjithmonë të dashura për lëvizjen blu, duke shtuar se gatishmëria e Berishës konfirmon bashkëpunimin tashmë të krijuar me drejtuesit e territorit.

Presidenti Berlusconi përmes Tajanit falënderoi mikun e tij Berisha për fjalët, duke besuar së shpejti në një takim që do të vulosë ndarjen e synimeve të përbashkëta në një të ardhme të afërt.