FOTO/ Prindër të femijëve të kopshtit ‘Zybejde Hanëm’ protestojnë tek Ministria e Arsimit

Përfaqësuesit e shkollës “Mehmet Akif” dhe kopshtit në varësi të kolegjeve “Turgut Ozal” kanë deklaruar se kanë bërë një padi në gjykatë për vendimin e mbylljes së këtyrë intstitucioneve arsimore dhe se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për kthimin mbrapsht të këtij urdhri.

Ndërkohë prindër të femijëve të kopshtit “Zybejde Hanëm”, që është urëdhëruar të mbyllet kanë shkuar në dyert e Ministrisë së Arsimit për të shprehur pakënaqësinë tyre.

Ata protestojnë kundër vendimit të padrejtë të qeverisë.