Rama: Çmimet janë marramendëse për qytetarët! Mund të ndërpritet edhe energjia elektrike

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin 'Opinion' komentoi krizën energjetike në vend dhe rritjen e çmimeve.

Edi Rama tha se dimri do të jetë i vështirë për shqiptarët ndërsa shtoi se mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Kreu i qeverisë e pranoi se qytetarët e kanë lakun në fyt teksa deklaroi se çmimet janë marramendëse.

"Dimri do jetë i vështirë, duam ta kapërcejmë pa kufizime të energjisë elektrike.

Ky është një dimër i cili ka jo vetëm sfidën e jashtëzakonshme të çmimeve marramendëse, por dhe sfidën jo të vogël për sasinë e disponueshme.

Shpresojmë që dimri të jetë ndryshe nga e shkuara që kemi pasur thatësirë të madhe."-tha Rama.