Normat e interesit në SHBA arrijnë nivelin më të lartë

Rezerva Federale e SHBA- së miratoi rritjen e tretë radhazi me tre të katërta pikë të normës, ndërsa vazhdon të forcojë luftën e saj kundër inflacionit në rritje, një lëvizje që ekspertët besojnë se do të ndikojë në rritjen globale ekonomike.

Kostot e huamarrjes pritet të rriten më shumë  dhe të mbeten të larta sipas bankës qëndrore të SHBA-së. Rezerva Federale e rriti normën e saj bazë me 0.75 pikë përqindjeje, duke e ngritur kufirin e synuar në 3.25%. Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Poëell tha se rritja e normës ishte e nevojshme për të ngadalësuar kërkesën, duke lehtësuar presionet që rrisin çmimet dhe duke shmangur dëmtimin afatgjatë në ekonomi. 

Bankat në pothuajse çdo vend  me përjashtime të mëdha të Japonisë dhe Kinës po rrisin normat për të luftuar problemet e tyre të inflacionit. Raporti i parashikimit i Universitetit të Kalifornisë, Los Anxhelos Anderson Forecast ka bërë të ditur se rritja ekonomike e SHBA do të bjerë ndjeshëm në 12 muajt e ardhshëm dhe niveli i inflacionit do të mbetet i lartë.

Analistët në Goldman Sachs Group Inc. parashikojnë se ndërsa normat e interesit vazhdojnë të rriten, dhe aksionet amerikane mund të shohin më shumë humbje dhe nëse ekonomia amerikane kalon në një recesion.

Në SHBA, Rezerva Federale po i rrit normat e interest  me një nga ritmet më të shpejta në historinë e saj moderne, duke iu përgjigjur inflacionit që po shkon në nivelin më të lartë të 40 viteve. Rezarva Federale fillimisht shpresonte që problemet do të zbeheshin pasi çështjet e zinxhirit të furnizimit të lidhura me pandeminë e koronavirusit u zvogëluan por lufta në Ukrainë, e cila ndërpreu furnizimin me naftë dhe ushqim, e shtoi problemin.

Duke rritur kostot e huamarrjes për bizneset dhe familjet, bankat qendrore synojnë të reduktojnë kërkesën për artikuj me bileta të mëdha si makinat, shtëpitë apo zgjerimet e biznesit por kjo do të thotë gjithashtu më pak aktivitet ekonomik, i cili zakonisht çon në humbje të vendeve të punës.