Kokainë brenda kontejnerit me banane, ngarkesa ishte nisur nga Ekuadori

Një tjetër sasi e konsiderueshme kokaine është zbuluar nga inspektorët e Doganës në portin e Pireut.

Duke përdorur programin special të analizës së rrezikut dhe softuerin e zbulimit të ngarkesave të dyshimta, ata identifikuan një kontenier, me origjinë nga Ekuadori, me një ngarkesë të deklaruar “banane”.

Aty, në makinerinë ftohëse, mjeti vetëlëvizës me rreze X ka gjetur një lëndë organike të dyshimtë.

U konstatua se aty ndodheshin 40 pako kokainë, me peshë totale 46 kilogramë.

Kontejneri vinte nga porti i Guayaquil, në Ekuador dhe kishte Selanikun si destinacion përfundimtar.

Vlera e sasisë së kokainës llogaritet në 1.92 milionë euro.

Droga u sekuestrua dhe i kaloi Autoritetit Portual të Pireut, i cili po kryen hetimet paraprake.