VIDEO-SYRI TV/ Komedia ‘Ëndrra e një nate vere’, Gent Zenelaj: Shfaqje për magjinë dhe dashurinë
Trupa artistike e teatrit “Aleksandër Moisiu” interpretoi në skenën e Amfiteatrit të Liqenit komedinë “Ëndrra e një nate vere”. Në komedi derdhet një trillim fantastik, ndërsa bota magjike e zanave, muzgu dhe drita e hënës janë disa prej elementëve të atmosferës përrallore, mbi të cilat qëndron dashuria.
Nga SYRI TV
Komedia “Ëndrra e një nate vere” e interpretuar nga trupa artistike e teatrit "Aleksandër Moisiu" e ktheu Amfiteatrin e Liqenit në një festë ëndërrimesh.
Një vorbull ngjarjesh, personazhesh, dashurish e keqkuptimesh të cilat nën lojën komike aktoriale në gjuhën e mrekullueshme shekspiriane e nën konceptimin regjisorial të Driada Dervishit, së bashku me dinamikën e baletit, ngjyrat e skenografisë dhe kostumet të shpien herë para, e herë mbrapa në kohë.
Në komedi derdhet një trillim fantastik, ndërsa bota magjike e zanave, muzgu dhe drita e hënës janë disa prej elementëve të atmosferës përrallore. "Ëndrra e një nate vere do të ngjitet në skenën e Amfiteatrit deri më datë 22 shtator.
Gazetare: E. Xhemali
Operator: V. Selamaj
Montazhier: O. Demo