Biden paralajmëroi Xi Jingping-un për ndihmën ndaj Rusisë: Po bëni një gabim gjigant

Presidenti i SHBA Joe Biden njofton se i tha presidentit kinez Xi Jinping se do të ishte një “gabim gjigant” të shkeleshin sanksionet kundër Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Presidenti amerikan tha se foli me Xi pasi udhëheqësi i Kinës u takua me Presidentin rus Vladimir Putin gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në shkurt. 

Biden i bëri komentet në një intervistë me transmetuesin amerikan CBS që u transmetua të dielën.
“Unë thashë: “Nëse mendoni se amerikanët dhe të tjerët do të vazhdojnë të investojnë në Kinë bazuar në shkeljen tuaj të sanksioneve që janë vendosur ndaj Rusisë, mendoj se po bëni një gabim gjigant. Por ky është vendimi juaj për të marrë”, tha udhëheqësi amerikan.

Thirrja ishte “për të mos kërcënuar” presidentin kinez, por për të paralajmëruar për pasojat e injorimit të sanksioneve perëndimore, vuri në dukje Biden.