Uzuni bën me 'dhimbje koke' Rejën, trajneri thërret për herë të parë sulmuesin 19 vjeçar

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja në Durrës në kuadër të përgatitjeve për dy sfidat e fundit të Nations League ndaj Izraelit dhe Islandës. 

Ditën e sotme Kombëtares i janë bashkuar pesë emra të rëndësishëm, siç janë Enis Çokaj, Armando Broja, Ivan Balliu, Enea Mihaj dhe Qazim Laçi.

Myrto Uzuni ishte mungesa e fundit për kuqezinjtë pas problemeve fizike të beratasit. Edy Reja ka thërritur në Kombetare sulmuesin Eljon Toçi për të zëvëndësuar Uzunin. Kjo do të jetë thirrja e parë për 19 vjeçarin që luan për rradhët e Fiorentina U-19.