VIDEO – SYRI TV/ KESH ble energji më shtrenjtë se çmimi i bursës

10 milion euro ka shpenzuar së fundmi KESH për blerjen e 23.400 Mëh energjie, për konsum nga 21-25 shtator. Shuma me të cilën është blerë sasia e energjisë ëshët shumë më e lartë se në bursa, ndërkohë që procedurat mbeten mister.

Syri tv

Korporata Elektorenergjetike Shqiptare ka shpenzuar  10 mln euro në blerjen e fundit e energjisë, që do të shërbejë për plotësimin e nevojave në periudhën 21-25 shtator. Në total, KESH njofton se ka blerë 23.400 Mëh, ndonëse në tenderin e hapur u kërkua vetëm gjysma e kësaj sasie, 12.000 Mëh. Mbetet e paqartë sesi është zhvilluar procedura e blerjes për këtë sasi, ndërkohë që, edhe çmimi me të cilin është siguruar energjia, është më i lartë se në bursë.

Sipas KESH, çmimi mesatar me të cilin u ble energjia është 435,80 Euro/Mëh , ndërkohë që Bursa Hungareze, që shërben si referencë për Shqipërinë, u mbyll me një çmim mesatar prej 276.76 Euro/Mëh. Çmimi që raporton KESH nuk është arritur as në pik, pasi sipas Bursës së Hungarisë çmimi mesatar i pikut ishte 302.89 euro/Mëh. Fasha më e shtrenjtë orare në tregun e datës 19 shtator ka qenë 19:00 – 24:00, ku 1 Mëh u tregtua me 380.65 euro, një çmim që gjithsesi është më i ulët se ai që raporton vetë Korporata. Vetëm për blerjet e muajit shtator, KESH ka shpenzuar rreth 45 mln euro, duke e çuar faturën totale vjetore në rreth 295 mln euro.

Gjithsesi, blerjet e muajit shtator janë shoqëruar edhe një rënie të ndjeshmë të rezervës energjetike në Kaskadën e Drinit, ku sipas të dhënave të raportuara nga KESH nga muaji korrik e deri më tani ky tregues është përgjysmuar.