Agjenti që ndihmoi Martinajn kërkon lirinë, sot seanca në apelin e GJKKO

Ne Gjykatën e Apelit të Tiranës do të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj efektivit, Jeton Lami, i cili akuzohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin, Ervis Martinaj gjatë kohës që ky i fundit ishte shpallur në kërkim.

Ish oficeri i operacionales, Jeton Lami ka kërkuar lirinë në gjykatën e Apelit, ndërkohë që vazhdon të mbetet mister fati i Ervis Martinajt edhe pse kryeministri tha se shume shpejt do te ketë një version zyrtar për të.

Të pranishëm në gjykatë janë familjarë të Lamit.