Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, Biden në rreshtin e 14-të, ‘shpërthen’ Trump

Mbretëreshës Elizabeth II, monarkes më jetë gjatë në Britaninë e Madhe iu dha lamtumira e fundit me një ceremoni madhështore, ditën e djeshme.

Përveç familjes mbretërore, shumë krerë shtetesh dhe përfaqësues të vendeve morën pjesë në funeralin në kishën Westminster.

Një nga emrat që mori pjesë në këtë ceremoni ishte dhe presidenti amerikan, Joe Biden dhe bashkëshortja e  tij.

Megjtihatë radha e 14-të ku çifti Biden ishte ulur gjatë ceremonisë shkaktoi polemika në SHBA.

Ish-presidenti Donald Trump përmes postimeve në rrjetin e tij social 'Truth Sosial' shkroi se vendi ku Biden ishte caktuar të rrinte tregon se ‘nuk ka më respekt' për SHBA-në duke gozhduar pasardhësin.

Sipas Trump pasardhësi i tij në këtë mënyrë pati mundësinë të takonte ‘udhëheqësit e disa shteteve të vendëve të treta në botë.’

 “Kjo ka ndodhur në SHBA në vetëm dy vjet. Asnjë respekt. Megjithatë, ishte një mundësi për Presidentin që të takohej me liderët e disa vendeve të Botës së Tretë. Nëse do të isha presidenti i SHBA-ve nuk do të më ulnin atje dhe vendi ynë do të ishte shumë ndryshe nga tani” shkroi Trump në postimet e tij.

Por protokollit dikton që, në funeralin e mbretëreshës së ndjerë, guvernatorët e përgjithshëm të mbretërive që mbajnë monarkun si kreun e shtetit ulen në rrjeshtin e parë, të ndjekur nga liderët e Commonwealth, pavarësisht nga rëndësia e tyre.

Prandaj Biden e gjeti veten 14 vende larg nga vendet  e para dhe nëntë pas kryeministrit kanadez Justin Trudeau.