Superiore/ Partizani rimerr kreun, Teuta dhe Kukësi në krizë

Është mbyllur java e 5-të e Abissnet Superiore.

 Partizani ka fituar në transfertë përballë Kukësit dhe ka rimarrë kreun e renditjes me 12 pikë. Kjo javë ka qenë e mbarë edhe për Tiranën, që ka mposhtur me poker Teutën, duke marrë fitoren e parë sezonale në shtëpi.

Erzeni tregon se nuk është më një surprizë, por një realitet i bukur, sepse mposht edhe Laçin dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes, me asnjë humbje dhe asnjë gol të pësuar në këto 5 javë.

Vllaznia rikthehet tek suksesi, ndërsa Bylisi dhe Egnatia konfirmojnë momentin e mirë dhe ndajnë nga një pikë në Ballsh.

Momente të vështira për Teutën e Shkëmbit dhe Kukësin e Dobit, të vetmet skuadra që nuk kanë gjetur akoma rrugën e fitores në kampionat.