‘Shqipëria në rrezik’/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar sot për një takim në orën 18:00 me banorët e Pukës e Fushë Arrëzit për të diskutuar problematikat që ata hasin çdo ditë.

Kryedemokrati Sali Berisha shkruan në rrjete sociale se do të diskutohet në veçanti për braktisjen e veriut dhe do të tregojnë alternativën e tij qeverisëse.

“Të dashur miq! Ju ftoj të më ndiqni në orën 17.00 në takimin me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit! Do të diskutojmë braktisjen e veriut në gjithë këto vite e do të tregojmë alternativat tona.”-shkruan Berisha.