Pioli gjen shkakun e humbjes me Napolin

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, shpreh të gjithë zhgënjimin e tij pas humbjes 1-2 në shtëpi ndaj Napolit.

“Nuk jam i kënaqur, kur një ekip luan kështu nuk mund të humbasë. Nuk duhej të humbnim. Nga kjo mbrëmje duhet të mësojmë të jemi më konkretë”, tha tekniku i kuqezinjve.

Milani, duhet pranuar ishte dominant në lojë, krijoi shumë raste, goditi traversën, por në fund janë golat ata që kanë rëndësi.

“Humbëm sepse nuk luajtëm me vendosmërinë që nevojitet. Ne luajtëm më mirë se Napoli. Është për të ardhur keq që humbëm ecurinë e pamposhtur me një paraqitje të tillë. Është e vështirë të fajësosh mbrojtjen, keqardhja më e madhe është se shënuam vetëm një gol.

Është e vështirë t’i atribuojmë diçka fazës sonë të mbrojtjes, pasi i kemi lënë pak një ekipi që zakonisht krijon shumë”, deklaroi Pioli.