Klubi i Premier League-s zyrtarizon trajnerin italian

Klubi i Brightonit në Premier League ka zyrtarizuar trajnerin e ri, italianin Roberto De Zerbi, i cili merr vendin e lënë bosh nga Graham Potter (mori drejtimin e Chelsea).

Brighton njoftoi mbylljen me sukses të negociatave që kishin zgjatur disa ditë me trajnerin italian, që detyrën e fundit në krye të një pankinë e kishte kryer në Ukrainë, te Shaktar Donjeck. De Zerbi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin anglez, deri më 30 qershor 2026.