EMRI/ Vrasja në Shkodër, ja kush u qëllua për vdekje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme.

Një person është vrarë me armë zjarri ndërsa ndodhej brenda një lokali në Bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Burimet bëjnë me dije se viktima ka qenë duke pirë kafe në një lokal, ndërsa është qëlluar me armë.

Ai është Erjon Xhenjo dhe ka ndërruar jetë në vend.

Deri në këto momente nuk ka informacion se kush mund te jënëautorët.

Ndërkohë burimet policore shpjegojnë se autorët kanë qenë me motorçikletë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë Syri Tv ka siguruar pamjet nga vendngjarja në Shkodër.