Allegri bën valixhen gati, Monza merr fitoren e parë në 'Seria A' ndaj Juves

Monza priti në shtëpi Juventusin në sfidën e javën e shtatë të Serisë A, me bardhezinjtë që kërkuan  të rikthehen te fitorja pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit.

Skuadra e Alegrit nuk i’a doli të fitojë përballë Monzës ku në minutën e 74’, ku Gytkjaer pasi shfrytëzon mirë një krosim nga krahu dhe e dërgon topin në rrjetën e Perin.

Në “Brianteo” nisi festa pasi Monza mori fitoren e parë në histori, në Seria A dhe pikërisht ndaj skuadrës me më shumë tituj, Juventusit.

Juventusi ka vetëm dy fitore në 8 ndeshje të zhvilluara këtë sezon dhe pankina e trajnerit italian po “dridhet pasi skuadra dhe tifozët kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit,  Massimiliano Allegri