Fjoralba Ponari e dashuron idenë e të pasurit një fëmijë, por këto janë arsyet pse i thotë 'jo'

Moderatorja Fjoralba Ponari ka zhvilluar së fundmi një intervistë vrituale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka zbuluar detaje rreth jetës së saj.

Mes të tjerash një ndjekës e ka pyetur Fjoralbën nëse ka plane për fëmijë.

Teksa e ka ripostuar pyetjen moderatorja është përgjigjur duke shkruar se e dashuron si ide, por jo për shumë kohë. Kjo pasi “shëndeti i saj mendor” dhe anagzhimet i thonë “Jo.”

“E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo!”- shkruan Fjoralba.

Fjoralba Ponari tregohet tepër private për jetën e saj sentimentale dhe për lidhjen me partnerin e saj, i cili nuk është person publik.

Pavarësisht se ndodh rrallë, Fjoralba poston foto me Françeskon, partnerin e saj.