Me sytë që i vezullonin nga dashuria për Donaldin, Beatrix Ramosaj rikthen momentin romantik në 'BBV'

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj një sërë fotosh të vjetra, ku vëmendjen e mori njëra e shkëputur nga dalja e saj e parë në studion e Big Brother Vip si e ftuar, pasi la shtëpinë.

Bëhet fjalë për paraqitjen e Trixës me fustanin rozë, natën kur nuk munguan dedikimet dhe fjalët e ëmbla me Donald Veshajn, i cili ndodhej akoma brenda shtëpisë.

Ndonëse në formatin bardhë e zi, ai imazh akoma reflekton në sytë e saj dashurinë me të cilën po e shikonte dhe i fliste aktorit në atë moment.

Më herët kujtojmë që Beatrix thumboi Donaldin me anë të një postimi në Twitter ku shkruante për tradhtinë.

“Një rikujtesë miqësore- Kush tradhton një herë, tradhton gjithmonë”-shkroi ajo krah statusit për të cilin u pendua dhe e fshiu.

Megjithatë, nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve.