Digjet një makinë e parkuar në Vlorë

Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen Partizani të Vlorës, aty ku makina ishte e parkuar.

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

“Më datë 17.09.2022, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Partizani”, Vlorë, është përfshirë nga flakët një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit P. M., dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.