Olympiakos nuk ndalet në merkato, zyrtarizon dy lojtar të tjerë

Olympiacos nuk ka të ndalur në merkato. Pas emrave të bujshëm si Marselo e James Rodriguez, klubi nga Pireu ka zyrtarizuar dy futbollistë të tjerë gjatë ditës së djeshme. 

Bëhet fjalë për sulmuesin nga Kongo, Cedric Bakambu dhe mesfushorin Diadie Samassekou, të cilët janë tashmë zyrtarisht pjesë e bardhekuqve dhe pritet të shtojnë jo pak forcën e ekipit që dominon futbollin grek.

I pari është 31-vjeç dhe vjen nga Marseille, teksa ka një eksperiencë të konsiderueshme në kampionatin francez e Europë, ndërsa tjetri vjen nga gjermanët e Hoffenhaim dhe është një mesfushor me një fizik për t’u admiruar, që pritet të shtojë ekuilibrat në ekip.