", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/September/16/auto_Screenshot_181663329661.png", "width": 900, "height": 659 } }

VIDEO/ Realizoi gol spektakolar ndaj Ludogorets, Joaquin vendos rekordin e veçantë në Europa League

Fitorja 3-2 e Real Betis ndaj Ludogorets, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, me golin e dytë që për vendasit e realizoi Joaquin, vendosi një rekord të ri në këtë kompeticion.

Spanjolli është bërë mbrëmjen e së enjtes lojtari më i vjetër në moshë në historinë e Europa League, 41 vjeç e 56 ditë, që arrin të shënojë.

Joaquin ishte në super formë dhe vendimtar në triumfin e Betis ndaj Ludogorets, me sulmuesin 41-vjeçar që luajti për plot 72 minuta, deri kur u zëvendësua nga Rodri.