‘Hackerat kontrollojnë ende platformën tonë, me to po sulmojnë Kosovën’, Berisha: Në sistemin TIMS futesh vetën nëse ke rekrutuar një oficer

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pohoi se hakerat kontrollojnë akoma sistemet tona, si E-Albania, me të cilin sipas tij po sulmohet Kosova.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se në sistemin TIMS nuk mund të futet kush, vetëm në rast të rekrutimit si agjent të ndonjë oficeri shqiptar.

“Absolutisht, kjo është e vërtetë. Këtë e thanë specialistë të fushës nga Kosova. Nuk isha në takim të specialistëve. Por nga mediat njëri prej tyre është specialist i njohur, ata kanë të gjithë tregueset se sulmi vjen nga rajoni dhe njëri më kryesor është platforma dixhitale e Shqipërisë. Se them se e bëjnë specialistët tanë, por ata që kontrollojnë platformën tonë. Ata janë të mbrojtur, përveç Telecom, s’kanë penetruar dot. Koreja, grupe autonome ruse, me këtë pune merren çdo ditë. Bëjnë përshesh ato sisteme që nuk kanë mbrojtjen e duhur. TIMS s’ka asnjë lidhje me E-Albania, dhe aty ndërhyhet po rekrutove një oficer. Po e bërë agjent. S’po merrem me agjenturat, se kjo është e tmerrshme. Në Tims s’ka lidhje me E-albania. Mos u çudit që këta që kanë marrë 200 mln të kenë bërë çdo lloj marrëzie në gjoja sistemet tona. Si mund të sulmohet TIMS? Është sistem i mbyllur, dhe Adams. Ky është një shtet kashte!”, tha Berisha.