Rezultatet e ndeshjeve të Europa League, nuk mungojnë surprizat
U luajtën sot ndeshjet e dyta në grupet e Europa League, ku nuk munguan rezultatet surprizë.
Humbja e Fiorentinës ishte një prej surprizave të mbrëmjes, ku në Turqi triumfoi Basaksehir me rezultatin e pastër 3-0.
Anderlehti nuk arriti të fitojë në transfertë, teksa nuk zhgënjyen Villarreali dhe West Ham.
Më poshtë mund të shihni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme të Europa League.