Zyrtare/ James Rodriguez rikthehet në futbollin europian, ylli kolumbian nënshkruan me...

James Rodriguez është rikthyer në futbollin europian. Fantazisti kolumbian u transferua shtatorin e kaluar te Al Rayyan, që pagoi 8 milionë euro tek Evertoni për ta transferuar në Katar.

31-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Realin e Madridit dhe Bayern Munchen, është prezantuar sot si lojtari më i ri i Olympiacos, që siguron një tjetër afrim cilësor pas brazilianit Marcelo.

James Rodriguez do të veshë fanellën me numër 10 me rekordmenët e futbollit grek. Dy klubet kanë rënë dakord për të paguar së bashku pagën e mesfushorit të avancuar: konkretisht 40% Olympiacos dhe pjesën e mbetur Al Rayyan.

Lojtari latin, autor i 86 ndeshjeve dhe 24 golave me kombëtaren e Kolumbisë, përfiton rreth 12 milionë euro në sezon nga akordi me klubin e Katarit.