Marash Kumbulla prezanton fanellat e Romës

Roma ka prezantuar ditën e sotme fanellat e treta për sezonin e ri.

Në prezantimin e tyre ka marrë pjesë dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i cili ka pozuar së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.

E veçanta e kësaj fanellë është logoja holografike e cila ndryshon në varësi të reflektimit të dritës, gjë e cila e dallon nga veshjet e skuadrave të tjera të Europës.