Zjarr i madh në ullishtet e Jonufrës në Vlorë, rrezikohen disa banesa dhe biznese

VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ullishtet në Jonufër të Vlorës. Për pasojë rrezikohen disa banesa dhe biznese.

Në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e flakëve kanë shkuar dhe autobotet e ujësjellësit.