Ancelotti fitoi 100 ndeshje në Champions, vetëm ky trajner ka më shumë triumfe

Carlo Ancelotti arriti mbrëmjen e djeshme fitoren e 100-të në Ligën Kampionëve si trajner.

Kjo ndodhi për faktin se Reali fitoi ndaj Leipzig (2-0) në kuadër të javës së dytë të kompeticionit më të madh europian.

Vetëm ish-trajneri i Manchester United, Alex Ferguson ka më shumë fitore në Champions League me 102.