Mbappe flet për partneritetin në sulm me Messin dhe Neymar

Paris Saint-Germain triumfoi me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë në Ligën e Kampionëve kundër Maccabi Haifas, ku protagonist absolut ishte Lionel Messi.

“Pleshti” shënoi dhe asistoi në këtë ndeshje, teksa dy golat e tjerë për PSG u realizuan nga Mbappe dhe Neymar .

Pas ndeshjes, Kylian Mbappe, foli për mediat , ku u shpreh se avantazhi i PSG-së është treshja e sulmit (Mbappe, Neymar dhe Messi), e cila mund të vendosë fatin e një ndeshje.

“Ishte e vështirë, por kjo është Liga e Kampionëve. Erdhëm këtu për të fituar dhe për të forcuar lidershipin tonë në grup dhe ia dolëm. Filluam mirë, luajtëm intensivisht, por më pas ulëm pak shpejtësinë dhe pësuam gol. Ne u përgjigjëm mirë, imponuam stilin tonë të lojës dhe ia dolëm”, u shpreh

“Ne duhet të përmirësohemi. Ne duhet të punojmë. Ne po punojmë, por kemi nevojë për rezultate, sepse për shkak të Botërorit gjithçka do të ndodhë shumë shpejt. Avantazhi i PSG-së është se treshja jonë Mbappe-Messi-Neymar mund të vendosë rezultatin e ndeshjeve. Shpresoj që të tre do të vazhdojmë të shënojmë, sepse kjo do të çojë në fitore”, tha sulmuesi.