Meta: Përralla nga Autoriteti i Dosjeve, do mbajnë përgjegjësi! Falsifikimet janë bërë në kohën kur isha President

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka quajtur përralla akuzat e Aturitetit të Dosjeve. Meta tha se të gjitha letrat e Autoritetit të Dosjeve janë manipulime.

"Mashtrim i Edi Ramës, nuk e kam kërkuar unë emërimin e zonjës. Këto janë justifikime të Edi Ramës. Trillim i tyre."-tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se nëse do të kishte moral dhe integritet, Autoriteti i Dosjeve do ta kishte kallëzuar penalisht.

"Këtë çështje e kam dërguar në prokurori, nuk kam asnjë shqetësim. Autoriteti t'i çojë provat në prokurori.

Duhet të mbajnë përgjegjësi për manipulimet. Falsifikimet janë bërë në kohën që isha President."-tha Meta.